Albin Kurti: Mosdorëzimi i Radoiçiqit nga Serbia ka inkurajuar edhe aktet ndaj Kosovës

Aktuale

Albin Kurti: Mosdorëzimi i Radoiçiqit nga Serbia ka inkurajuar edhe aktet ndaj Kosovës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 17:29
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë.

“Sulmi me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor 2024 përmes dëmtimit të tërësishëm të kanalit ka pasur për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Kosovë dhe shkaktimin e trazirave ku do të rrezikohej siguria nacionale dhe do të provokohej situate në rajon”, tha ai në konferencë.

“Refuzimi i Beogradit për ta dorëzuar Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 i cili ka pasur për qëllim okupimin e pjesës veriore të vendit tonë ka qenë inkurajim për grupin terrorist që i prinë Radoiçiqi për të vazhduar me akte të tjera subversive, diverzive ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, vazhdoi tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat