Burri i Gjyljeta Ukellës pranon vrasjen, kërkon falje nga familja e saj

Aktuale

Burri i Gjyljeta Ukellës pranon vrasjen, kërkon falje nga familja e saj

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 18:38
Edmond Lajçi

Edmond Lajçi ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukellës, në prill të këtij viti.

Ai në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.

“Fajtor… faktikisht unë jam që nja 10 vjet si i mbyllur në burg, jashtë prej jetës, prej gjithkujt, prej gjithçkafit”, deklaroi i akuzuari, raporton Betimi për Drejtësi.

“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij,  i cili pas aktit të kryer ishte paraqitur vetë në polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat