Kurti: Përurimi i rrugës Zhur-Bord, i rëndësishëm për qarkullimin e lirë dhe zhvillimin e ekonomisë e turizmit

Aktuale

Kurti: Përurimi i rrugës Zhur-Bord, i rëndësishëm për qarkullimin e lirë dhe zhvillimin e ekonomisë e turizmit

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 19:29
Foto nga përurimi i rrugës

Kryeminsitri Albin Kurti ka përuruar sot rrugën në Dragash.

Tje u përurua rruga me gjatësi 42 kilometra, e investim ishte prej afër 7.9 milionë euro.

Kurtithotë se kjo rrugë “tejet e rëndësishme për qarkullimin e lirë dhe zhvillimin e ekonomisë së rajonit, veçanërisht me turizmin malor që sa vjen e po rritet”.

Postimi i plotë:

Udhëtimi nga Zhuri në Brod përmes Dragashit tani do të jetë shumë i mirë e shumë i rehatshëm si për shoferët edhe për pasagjerët. Sot përuruam rrugën me gjatësi 42 kilometra dhe investim prej afër 7.9 milionë euro, që do të jetë tejet e rëndësishme për qarkullimin e lirë dhe zhvillimin e ekonomisë së rajonit, veçanërisht me turizmin malor që sa vjen e po rritet.

Rruga prej Zhurit deri në Dragash është me tre korsi, kurse pjesa tjetër me dy. Ajo ia shton bukurinë natyrore kësaj zone dhe mundëson që ajo të shijohet më shumë nga qytetarët tanë dhe turistët e jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat