Limaj takim me forumin e gruas: Gruaja shqiptare, baza e shoqërisë tonë

Aktuale

Limaj takim me forumin e gruas: Gruaja shqiptare, baza e shoqërisë tonë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 19:30
Nisma Socialdemokrate

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, zhvilloi një takim koordinues me Forumet e Gruas së NISMA-s, ku u diskutua për ecurinë e aktiviteteve të organizatës dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në fjalën e tij, Limaj theksoi se gruaja shqiptare është baza e shoqërisë sonë dhe një forcë kyçe në promovimin e lirisë dhe forcimin e shtetit. Ai shtoi se angazhimi i grave do të mbetet gjithmonë një prioritet për NISMA-n dhe se mbështetja dhe frymëzimi i grave është një element i rëndësishëm i vizionit për të ardhmen.

“Veç VEPRA është bagazhi ynë dhe gratë e NISMA-s janë meritë e mbështetjes dhe frymëzimit të vazhdueshëm”, u shpreh Limaj, duke shtuar se ky angazhim i pandërprerë është çelësi për realizimin e projekteve të reja që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare.

Takimi u përmbyll me angazhimin e grave të NISMA-s për të vazhduar me punën dhe aktivitete të reja, për të siguruar një të ardhme më të ndritur për shoqërinë dhe për të mbështetur programin politik të partisë në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat