Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në kampin Bondsteel ka qenë për festën e Krishtlindjeve, të martën.
Në një postim në Facebook, ajo ka shprehur urimet për këtë festë.
“Festa e Krishtlindjes në mesin e ushtarëve të shumtë në Bondsteel, të cilët edhe këtë festë janë larg familjes, por të bashkuar me qytetarët e Kosovës rreth vlerave të paqes, unitetit e dashurisë”, ka thënë Osmani.
Osmani me vete ka pasë edhe dy vajzat e saj.