Edmond Lajçi i cili privoi nga jeta bashkëshorten e vet Gjyljeta Ukella, pranoi sot akuzat për të cilat ngarkohet. Se çfarë ndodhi në këtë seancë, të ndjekim kronikën.
Nën praninë e zyrtarëve policor, hyri në sallë me duar të lidhura.
Aty, Edmond Lajqit iu lexuan akuzat për cilat ngarkohet.
E për të dy akuzat e pranoi fajësinë dhe kërkoi falje.
Në krahun e tij të djathtë qëndronin familja e viktimës Gjyljeta Ukella.
Bashkë me ta, edhe vajza e tij dhe viktimës, Paulina Lajqi.
Avokatja e të dyshuarit, Zanë Krasniqi, kërkoi nga gjykata që pranimi i fajësisë të merret si rrethanë lehtësuese dhe i dha disa arsye.
Mirëpo këtë e refuzoi avokatja e familjes Ukella, Fehmije Gashi Bytyqi.
Gashi pati edhe kërkesë që të dëgjohet edhe vajza Paulina.
Pranimin e fajësisë e kundërshtuan edhe familja e Gjyljetës.
Ata kërkuan burgim të përjetshëm për të akuzuarin.
Mirëpo nga gjyqtari, pati edhe familjarë të Gjyljetës që u përjashtuan.
E prokurorja e rastit, Valbona Dishaj Haxhosaj kërkoi nga gjykata që të merren parasysh rethanat rënduese për këtë rast.
Edmond Lajqi dyshohet se në prill të këtij viti ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella në banesën e tyre në Pejë.
Shpallja e aktgjykimjt për këtë rast do të bëhet të premten në orën 09:30.
E për këtë ditë, Edmond Lajqi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancë.