Imeri tregon sa kushton blerja e pajisjeve për Starlink

Aktuale

Imeri tregon sa kushton blerja e pajisjeve për Starlink

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 20:58
Ilustrim

Drejtori për komunikime elektronike në ARKEP, Ilir Imeri, ka thënë se blerja e pajisjeve për instalim të Starlink është 350 deri 390 euro, ndërsa tarifa mujore sillet rreth 60 euro.

Ai po ashtu ka treguar se si rregullator kanë qenë në diskutime me Space X nga muaji maj dhe po ashtu ka thënë se shërbimi Starlink në Kosovë tashmë ka filluar.

“Ka pako bazike dhe deri te pako më të shtrenjta mirëpo diku rreth 60 euro sillet tarifa mujore mandej edhe deri te mbi 350 ndoshta edhe 390 euro që duhet të blehen paisjet për ta instaluar. Konfigurimi instalimi është shumë i thjeshtë. Po po ka nisur, ne si rregullatorë diku ka muaji maj kemi filluar diskutimet me Space X dhe i kemi diskutuar të gjitha parametrat e nevojshëm teknik që rregullativa jonë i kërkon dhe kjo është përfunduar në një afat record ne si rregullatorë kemi qenë shumë proaktiv në këtë drejtim dhe tash jemi në fazën e disa verifikimeve të vogla për të qenë gjithcka në përputhje me rregullore që i ka miratuar ARKEP”, ka thënë ai.

Ndryshe, miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internetit, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, në tetor, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njoftoi se e kishte autorizuar kompaninë amerikane Starlink për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat