Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji përçoi mesazhe paqeje e dashurie në pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.
Ai ka ftuar të gjithë të pagëzuarit që të jenë bartës të kësaj dashurie, të këtij vullneti për paqe për të ndërtuar harmoni dhe shpresë në mesin e njerëzve.
“Ne të gjithë së bashku duhet të jemi “tharmi” i cili do të ruaj paqen dhe dashurinë në ditët tona. Po ashtu sikur lutej Shën Franqesku e më vonë Shën Nënë Tereza… Dua të ftoj të gjithë të pagëzuarit që të jenë bartës të kësaj dashurie të këtij vullneti për paqe dhe kësaj urtësie për të ndërtuar harmoni dhe shpresë në mesin e njerëzve.
Duhet të duam njëri tjetrin dhe çdo krijesë, ashtu siç na ka dashur Krishti ne. Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plot urrejtje”, tha Imzot Dodë Gjergji.