Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë fjalët e Kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, rreth moscertifikimit të djeshëm të Listës Serbe, se u bë “pa bazë ligjore”.
“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi.
Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, ka thënë sot Radoniqi.
Ambasada britanike edhe gjatë ditës iu bashkua shteteve të tjera të QUINT-it në kundërshtimin e moscertifikimit të Srpska-s, që dje në KQZ nuk u certifikua duke cituar arsye të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga ky subjekt politik.