“Ku po shkojmë ne shqiptarët?” – Spartak Ngjela ngre pyetje thelbësore për kombin shqiptar

Aktuale

“Ku po shkojmë ne shqiptarët?” – Spartak Ngjela ngre pyetje thelbësore për kombin shqiptar

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 22:50
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka publikuar një analizë të thellë historike dhe politike, ku trajton rrugëtimin e kombit shqiptar nga periudha para pavarësisë së Kosovës e deri më sot. Ai ngre pyetje thelbësore mbi drejtimin e kombit shqiptar dhe lidhjen e tij me aleancat ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në analizën e tij, Ngjela prek momente kyçe të historisë kombëtare, nga mbijetesa pas Luftës së Parë Botërore deri te bashkëpunimi strategjik me SHBA-në në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në vijim, sjellim të plotë postimin e avokatit Spartak Ngjela:

Postimi i plotë:

Askush nuk e di ku jemi ne shqiptarët aktualisht, dhe ku po shkojmë.

Para se të arrihej pavarësia e Kosovës në vitin 2008, asgjë e saktë nuk dihej. Vetë Shqipëria mezi kishte dalë nga rreziqet e copëtimit të saj. Kurse Kosova ishte një territor i pushtuar nga Serbia.

Viti 2008, me një luftë të përgjithshme të shqiptarëve kundër Serbisë, dhe me ndihmën që iu erdhi shqiptarëve nga Shtetet e Badhkuara të Amerikës, Serbia u mund në luftë dhe Kosova fitoi pavarësinë e saj.

Dhe këtu fillon realisht historia e re e Shqipërisë, sepse sot janë dy shtete Shqiptare në Gadishullin Ilirik, Shqipëria dhe Kosova, por historia jonë do të shkojnë edhe më tej drejt bashkimit shqiptar edhe të Çamërisë e Maqedonisë së Veriut. Dhe kjo pritet që të vijë.

Prandaj pyetja mbetet: Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

I.

Deri në vitin 2008, Shqipëria ishte një shtet i vogël, sepse ashtu e lanë fuqitë e madha pas Luftës së Parë Botërore. Antishqiptarizmi kishte qenë një doktrinë evropiane kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shqiprarët e ngritur në dije dhe, patriotë të Shqipërisë, prisnin shumë nga AustroHungaria, sepse ajo na kishte ndihmuar me forcë për të fituar pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Por humbja e Luftës së Parë Botërore nga AustroHungaria e la Shqipërinë shtet me 2/3 të territorit jashtë kufijve të saj, sidomos dy hapësirat e mëdha shqiptarësh, Kosovën dhe Çamërirnë, ku jetonte dyfishi e popullsisë së saj.

Dhe këtu filloi pesimizmi shqiptar!

Sepse të gjitha fuqitë evropiane ishin me sllavët, kurse aleati ynë AustroHungaria, tani nuk ishte më një superfuqi se ishte shpërbërë në disa shtete. Fati i Shqipërisë ishte futur në një rrezik të madh të ekzistencës së saj.

Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale kundër Shqipërisë.

Befas në skenën antishqiptare kishte dalë Traktati i Fshehtë i Londrës, dhe Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga fuqitë e mëdha, ajo do të ishte copëtuar.

Në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915, dhe që kishte vendosur ndarjen e Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë, Shqipëria do të humbiste si shtet dhe do të ndahej midis Greqisë dhe Jugosllavisë.

Por ishte pikërisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, që e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris.

Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.

Por pikërisht këtu dolën në skenën e historisë proshqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të Luftës së Parë Botërore, fjala e presidentit Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe në Konferencën e Parisit që u mblodh për të. Amerika kishte edhe të drejtën e vetos në këtë Konferencë.

Dhe vetoja e Saj në Konferencë në favor të Shqipërisë shpëtoi vetë Historinë e Shqipërisë.

II.

Konferenca e Parisit filloi më 18 janar 1919. Por, për sa i përket përfundimit të saj, historianët seriozë shprehen:

Megjithëse shtetarët e lartë pushuan së punuari personalisht për konferencën në qershor 1919, procesi formal i paqes nuk përfundoi në të vërtetë deri në korrik të vitit 1923, kur Traktati i Lozanës u nënshkrua.

Shpesh kjo quhet “Konferenca e Versajës”, megjithëse aty në pallatin historik u bë vetëm nënshkrimi i traktatit të parë; negociatat u zhvilluan në Quai d'Orsay në Paris.

Të gjitha fuqitë e mëdha i habiti ky akt madhor presidentit amerikan Woodrow Wilson. Por, po ta shohim me vëmendje historike, këtu fillon në fakt mbrojtja e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila filloi këtu me garantimin e pavarësisë së Shqiplrisë, dhe ndaloi në vitin 1999-2008 me bombardimin e Beogradit dhe çlirimin e shpalljen e pavarësisë të shtetit të dytë shqiprar: Republikën e Kosovës.

IIl.

Po mbas pavarësisë së saj, në vitin 1912, ku do të mbështetej Shqipëria?

Derisa Ahmet Zogu erdhi në krye të shtetit në vitin 1924 dhe u shpall mbret në vitin 1928, politika ishte e vështirë. Shteti shqiptar ishte shumë i dobët.

Mbreti Zog, nuk kishte rrugë tjetër, dhe iu bashkëmgjit në aleancë të ngushtë Italisë Fashiste. Romën në atë kohë e drejtonte Musolini, dhe deri në prag të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria dhe shqiptarët ishin krejt të pasigurt. Sidomos shumë u rrezikuan shqiptarët e Kosovës.

Por pushtimi i Shqipërisë nga Italia dhe me pas nga forcat gjermane, shqiptarët u garantuan, sepse në këtë periudhë historike të gjitha territoret shqiptare u bashkuan edhe me Kosovën edhe me Çamërinë. Shqipëria etnike, ishte krijuar, por sigurisht që ishte e pushtuar.

Dhe kuptohet që shqiptarët ndiheshin të pushtuar.

Dhe pikërisht këtu, Partia Komuniste me doktrinën e saj u hodh në luftë partizane kundër pushtuesve.

Partizanët e Enver Hoxhës që u ndihmuan shumë nga këshilltarët anglezë që erdhën për të drejtuar me ekspertizë Luftën Nacional Çlirimtare, vijuan luftën dhe në vitinn 1944 morrën pushtetin politik në Shqipëri me ndihmën e politikës angleze dhe këshilltarëve të tyre..

Por forcat partizane drejtoheshin nga Partia Komuniste, që ishte në aleancë me anglezët.

Për anglezët nuk kishte pengesë, sepse ata tani ishin në aleancë me Bashkimin Sovjetik, i cili ishte qendra e komunizmit Botëror, dhe luftonin bashkë kundër Gjermanisë Naziste.

Dhe këtu filloi forca e partisë komuniste e Enver Hoxhës. E cila mori pushtetin në vitin 1944.

Por në këtë vit Enver Hoxha u ngrit edhe kundër anglezëve dhe Shqipëria ra në një diktaturë komuniste ku Partia Komuniste e drejtonte vendin e vetme dhe kundër çdo lloj demokracie që kishin aspiruar shqiptatët.

Por...

Shqiptarët në vitin 1944, u futën në Ferr.

Dhe ky ishte ferri Enver Hoxha, tiran dhe asgjë më shumë, që vrau dhe persekutoi të gjithë intelektualët e atëhershëm të Shqipërisë, në një tirani terroriste 45 vjeçare.

IV.

Nëse ka një popull që është luftuar nga të gjitha fuqitë e mëdhe dhe shtetet evropiane me përjashtim të AustroHungarisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky është vetëm populli shqiptar.

Gjithsesi tani historia e Shqipërisë njihet mirë nga të gjithë, dhe koha e solli që vetë shqiptarët të mendojnë për bashkimin kombëtar.

Por a do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se politikës amerikane, e cila është në konflikt me Rusinë, i intereson që të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor të jenë në aleancë të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Këtë ende nuk e kemi të qartë. Por do presim e do shikojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat