Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përçoi mesazhe paqeje e dashurie në pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.
“Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përball sfidave duhet të triumfoj shpresa”.
“Ajo na kujton se duhet t’i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë, t’ua shprehim mirënjohjen tonë, familjes që na do pa kursim, miqve që na qëndrojnë pran dhe bashkë-kombësve me të cilët na lidh gjaku, gjuha e shpresa”.
“Magjia e Krishtlindjes na bën që sonte të kthejmë vëmendjen ndaj atyre që na qëndrojnë afër edhe ndaj atyre që janë larg me shërbim. Mbi të gjitha ndaj atyre që sot kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë”, tha Osmani.