Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Shala ka thënë se Lista Serbe duhet të zhduket, ngaqë siç tha ai, kjo parti nuk po pranon t’i nënshtrohet ligjeve të Kosovës.
“Lista Serbe duhet me u zhduk. Duhet me zhduk. Këta s’po dojnë me ju nënshtru ligjit. Ata i nënshtrohen tërthorazi se vetë fakti që marrin në sistemin politik, ata e pranojnë shtetin”, ka thënë Shala.
Ndryshe, Lista Serbe e ka konsideruar këtë vendim si të kundërligjshëm derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.