Shala: Lista Serbe duhet të zhduket!

Aktuale

Shala: Lista Serbe duhet të zhduket!

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 23:14
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Shala ka thënë se Lista Serbe duhet të zhduket, ngaqë siç tha ai, kjo parti nuk po pranon t’i nënshtrohet ligjeve të Kosovës.

Lista Serbe duhet me u zhduk. Duhet me zhduk. Këta s’po dojnë me ju nënshtru ligjit. Ata i nënshtrohen tërthorazi se vetë fakti që marrin në sistemin politik, ata e pranojnë shtetin”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Lista Serbe e ka konsideruar këtë vendim si të kundërligjshëm derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat