“Rrezikohej rezultati nëse...”, Peci jep parashikim për zgjedhje dhe tregon pse vendosën dy subjektet të garojnë me një listë

Aktuale

“Rrezikohej rezultati nëse...”, Peci jep parashikim për zgjedhje dhe tregon pse vendosën dy subjektet të garojnë me një listë

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 06:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti- Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion me garu e vetme në zgjedhje, por asnjëherë nuk ka dilemë se kush është partneri i tyre i preferuar për qeverisje.

“Në procesin zgjedhor në të cilin po shkojmë realisht është gara se LVV dhe Guxo e Alternativa, arrijnë prap 50% të përkrahjes qytetare apo do të mbetet më pak kjo është pjesa kryesore e diskutimit dhe të oponentëve politikë edhe jashtë kamerave”, tha Peci në RTK.

Ai tha se nëse këto parti do të shkonin ndaras në zgjedhje, do ta dëmtonin partneritetin.

‘Ka ekzistu një vlerësim që shkuarja ndaras e VV-së dhe Guxo, hap mundësinë që të rrezikohet bashkërisht një rezultat prej 50%, supozojmë nëse kish fitu 5-6% GUXO dhe 42% LVV, atëherë ne e dëmtojmë partneritetin dhe objektivin që të kemi 50% në rast se shkojmë ndaras për shkak se partneriteti në shoqërinë tonë vlerësohet. Mundemi mi kontribu negativisht një partneritet se e kemi mendu opsionin me shku ndaras ne zgjedhje po se kemi pas dilemë se cili është partneri ynë i preferuar për të vazhduar në qeverisje’, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat