Kandidati i LDK-së për deputet, Nuredin Ibishi ka thënë se ka pasur ofertë edhe nga LVV që të kandidojë në listën e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ibishi tha se nuk ka dashur që të ndërroj parti dhe sipas tij LDK-ja ka tashme fryme të re.
Tutje, ai tha se në garë kanë hyrë për fitore.
“Kam pasur kërkesa edhe në parti tjera dhe i falënderojë për atë. Edhe nga partia në pushtet kam pasur. Vendimi kam ardhur se nuk dua të ndërroj shtëpinë dhe mendoj që janë bërë ndryshime të dukshme në LDK. Është një fryme e re, një qasje ndryshe në krahasim me të kaluarën dhe kjo po shihet në tubime”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata”.