Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit për mos certifikimin e Listës Serbe nga ana e KQZ-së.
Sipas tij, çdo subjekt politik duhet të respektojë shtetin dhe të gjitha simbolet e shtetit ku garon dhe kjo vlen edhe për subjektet me përkatësinë e tyre kombëtare.
“A duhet të lejohet Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka çertifikuar Listën Serbe për zgjedhje në Kosovë, me shpjegimin se nuk i plotëson kushtet dhe nuk e njeh shtetin ku garon. Kjo parti që mbështetet nga Vuçiqi dhe qeveria serbe i referohet Kosovës si "Kosovë e Metohi" dhe nuk e njeh shtetin ku garon në zgjedhje. Lista Serbe nuk ka denuar kurrë as sulmet terroriste në veri të Kosovës. Sidoqoftë, disa analistë dhe politikanë opozitarë thonë se mosçertifikimi është vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore të partisë në pushtet. Ndërsa përfaqësuesit e SHBA, BE, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera kanë bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në zgjedhje. Personalisht mendoj se çdo subjekt politik duhet të respektojë shtetin dhe të gjitha simbolet e shtetit ku garon në zgjedhje. Pra kjo vlen dhe duhet të vlejë për të gjitha subjektet pavarësisht përkatësinë e tyre kombëtare apo orientimin dhe programet politike”, ka shkruar Cani.
Ndryshe, ai jep “detaje” sesi Aleksandër Jablanoviq që me sjelljet dhe deklaratat e tij dikur ka shkaktuar shumë probleme.
Postimi i plotë:
A duhet të lejohet Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka çertifikuar Listën Serbe për zgjedhje në Kosovë, me shpjegimin se nuk i plotëson kushtet dhe nuk e njeh shtetin ku garon. Kjo parti që mbështetet nga Vuçiqi dhe qeveria serbe i referohet Kosovës si "Kosovë e Metohi" dhe nuk e njeh shtetin ku garon në zgjedhje. Lista Serbe nuk ka denuar kurrë as sulmet terroriste në veri të Kosovës. Sidoqoftë, disa analistë dhe politikanë opozitarë thonë se mosçertifikimi është vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore të partisë në pushtet. Ndërsa përfaqësuesit e SHBA, BE, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera kanë bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në zgjedhje. Personalisht mendoj se çdo subjekt politik duhet të respektojë shtetin dhe të gjitha simbolet e shtetit ku garon në zgjedhje. Pra kjo vlen dhe duhet të vlejë për të gjitha subjektet pavarësisht përkatësinë e tyre kombëtare apo orientimin dhe programet politike. Ndryshe për zgjedhje janë çertifikuar disa subjekte të tjera serbe, ndër ta është Aleksandar Jablanoviq, i cili me sjelljen dhe deklaratat e tij ka shkaktuar dikur shumë probleme... Çfarë mendoni, si do të zgjidhet ky problemi me Listën Serbe, do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje apo jo?