Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytetarët pranuan dy “dhurata” nga qeveria

Aktuale

Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytetarët pranuan dy “dhurata” nga qeveria

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 10:45
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qeveria u ka bërë qytetarëve dy “dhurata” në vigjile të  Kërshëndellave.

Ajo u shpreh se e para ishte ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike dhe e dyta, paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për sulme nga Serbia.

“Dje në vigjile të  Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria. E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia. Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës”.

“Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor. Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”. Jo. Kosova mundet ma mirë”, shkroi Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat