Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një Krishtlindje të gëzuar!
”Për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju urojmë një Krishtlindje të gëzuar!”, thuhet në dedikimin e ambasadës.
Kjo festë e veçantë sjell me vete gëzim, shpresë dhe frymë bashkimi, duke kujtuar rëndësinë e dashurisë, paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve.