Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se deri tani janë regjistruar rreth 80 mijë votues nga mërgata.
Ai këtë e ka cilësuar sukses, duke thënë se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Rreth 80 mijë të regjistruar për votim nga mërgata!
Ky është një sukses i madh dhe dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit të diasporës sonë për atdheun. Por nuk ndalemi këtu! ✅
Le të arrijmë 100 mijë regjistrime deri nesër!
Çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e Kosovës!