Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro

Aktuale

Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime.

Një nga tri vendimet është ndarja e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilat në mënyrë aktive merren me bujqësi.

“ Janë ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçant”, thuhet në njoftim.

Qeveria, po ashtu ka aprovuar rregulloren për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

Po ashtu, në këtë mbledhje elektronike u aprovua kërkesa e ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat