Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 euro për secilin fëmijë e pensionist ka nxitur reagime të shumta.
Nisur nga këto reagime, Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se Ministria ka përgatitur një formular online për ata që vullnetarisht heqin dorë përfitimi i kësaj shume.
Ai ka thënë se kjo punë bëhet për dy minuta ndërsa ka publikuar edhe linkun e formularit.
Postimi i plotë:
Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.
Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:
Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊.
Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular.