100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Murati merr vendim për ata që duan të heqin dorë nga përfitimi: Mund të klikoni..

Aktuale

100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Murati merr vendim për ata që duan të heqin dorë nga përfitimi: Mund të klikoni..

Nga: M.L. Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 euro për secilin fëmijë e pensionist ka nxitur reagime të shumta.

Nisur nga këto reagime, Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se Ministria ka përgatitur një formular online për ata që vullnetarisht heqin dorë përfitimi i kësaj shume.

Ai ka thënë se kjo punë bëhet për dy minuta ndërsa ka publikuar edhe linkun e formularit.

Postimi i plotë:

Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.

Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.

Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

https://see.rks-gov.net

Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊.

Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat