​Sulmet e paralajmëruara nga Kurti, Islami: Nuk mund ta destabilizojnë vendin

Aktuale

​Sulmet e paralajmëruara nga Kurti, Islami: Nuk mund ta destabilizojnë vendin

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 15:40
Avni Islami

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin.

Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt.

Për njohësin Avni Islami, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit, nuk ka nevojë për shtim të forcave policore në pjesën veriore të vendit dhe se nuk ka vend për panik.

Islami: Sulmet mund të jenë të izoluara, veriu nuk mund të destabilizohet

“Pavarësisht që institucionet e Serbisë në bashkëpunim me grupet terroriste mund të ndërmarrin ndonjë aksion, ato do të jenë raste të izoluara dhe nuk do të mund ta destabilizojnë veriun e Kosovës dhe në përgjithësi Kosovën....06’09 Është e pamundur që të zmbrapsen ose të parandalohen të gjitha sulmet. Mirëpo e rëndësishme është që institucionet e Kosovës, institucionet e sigurisë janë në gatishmëri dhe kanë një moral të lartë dhe janë në nivel të detyrës....Nuk ka vend për panik dhe nuk mund të destabilizon situatën po e ritheksoj se rastet e tilla mund të ketë, por do të jenë raste të izoluara dhe sporadike, ku mund të ndodhë ndonjë hedhje e ndonjë bombe apo koktej, por marr parasysh që pjesa dërmuese e armatimit luftarak është konfiskuar dhe duke pas parasysh që veriu i Kosovës është nën kontroll dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve të Kosovës dhe nuk ka vend për panik”, thotë Islami.

Islami potencon se institucionet e sigurisë në vazhdimësi kanë kryer punë të shkëlqyer dhe nuk e konsideron të nevojshme shtimin e forcave policore. Sipas tij, duhet të ketë plan operativ jo vetëm për festat e fund-vitit, por edhe për të ardhmen.

Islami: Nuk ka nevojë për forca shtesë policore

“Kryeministri ka paralajmëruar se mund të ketë raste gjatë Kërshëndellave dhe pas tyre, marr parasysh që nga rasti i Banjskës institucionet e Kosovës e në veçanti Policia e Kosovës dhe AKI-ja kanë kryer punë të shkëlqyeshme dhe unë mendoj se kanë plan operativ jo vetëm për këto festa të fund-vitit, por edhe në të ardhmen do të kenë një plan operativ. Unë mendoj që nuk ka nevojë të shtohet numri i forcave policore, sepse gjendjen e sigurisë e mbajnë plotësisht në kontroll”, theksoi Islami.

Njohësi i sigurisë shprehet se Qeveria serbe përmes sulmeve të tilla është e interesuar të ndjellë frikë dhe pasiguri sidomos për qytetarët në katër komunat veriore.

Islami: Qeveria e Beogradit është e interesuar të shkaktojë pasiguri në veri

“Ka informacione të besueshme dhe kredibile ngase i merr nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila është e thirrur që të grumbullojë, analizojë dhe të jep rekomandime për parandalimin e situatave të ndryshme në rastin konkret, rastet të cilat kanë ndodhur gjatë dy vjetët e fundit dhe që kemi pasur rastin e fundit në kanalin e Ibër-Lepecit. Unë jam i prirë të besoj jo vetëm në deklaratat e kryeministrit... Qeveria e Beogradit në krye me Vuçiq është e interesuar që të ndjellë frikë dhe pasiguri në katër komunat veriore. Por, pse jo duhet të kemi kujdes që festat e fundit të Vitit të Ri qe nga Kërshëndellat e deri pas Vitit të Ri, por edhe në të ardhmen të kenë kujdes institucionet e sigurisë, sepse në pamundësi që të organizojnë rastet sikurse i Banjskës, tash e vetmja mënyrë dhe metodë që i ka mbetur Serbisë janë aksionet terroriste, me qëllim që të ndjellin frikë dhe pasiguri jo vetëm në katër komunat veriore të Kosovës, por edhe në të gjithë territorin e Kosovës”, thotë ai.

Më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin ujor “Ibër-Lepenci”, dhe kryeministri Albin Kurti tha se prapa këtij akti qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

Rikujtojmë që edhe në shtator 2023 veriu i Kosovës u përballë me sulmin terrorist në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, i cili është në listën e kërkimit nga Interpoli, por Serbia nuk e ka dorëzuar dhe ai vazhdon të jetë i lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat