Tahiri, qeverisë: Merrni masa të qëndrueshme për energji – qytetarët po përballen me vështirësi për ngrohje

Aktuale

Tahiri, qeverisë: Merrni masa të qëndrueshme për energji – qytetarët po përballen me vështirësi për ngrohje

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 15:56
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe KESCO-s për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara në mes 18:00 dhe 21:00-24:00, duke më shumë si një arsyetim sesa zgjidhje e mirëfilltë.

Tahiri tha se koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji elektrike.

“Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë”.

“Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd. Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 MW”, shkroi Tahiri.

Më tej, ai tha se për sa i përket nën-stacioneve si ai i Fushë Kosovës, përgjegjës për dështimin është KOSTT-i, siç sipas tij, është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat