Maloku: PZAP do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Aktuale

Maloku: PZAP do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 16:25
Fadil Maloku

Sipas Fadil Malokut, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është “puro politik”.

Ai u shpreh i bindur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do ta rrëzojë këtë vendim, pas ankesës së Listës Serbe në të.

Maloku ka thënë se krejt kjo i bënë dëm Kosovës.

“Fakti që i mundësohet që Listës Serbe i mundësohet të ankohet në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, gjykoj që do ta fitojnë këtë ankim dhe ky fakt Kosovës i bën dëm në shumë dimensione, politik, të legjitimitetit. Është një autogol për ne sepse KQZ është institucion që do duhej të ishte i pavarur, por faktoi që ka përfaqësues politikë të bënë të dyshosh që vendimet janë më shumë të natyrës politike”, ka thënë ai.

Maloku ka shtuar se nga përvoja e di se mbi KQZ-në bëhet shumë presion politik.

“Pa dyshim (ka ndikim politik) se e di çfarë presioni ushtrohet prej shefave të grupeve parlamentare, kryetarëve të partive, shto edhe presionin nga ambasadat, institucioneve, OSBE-së. Defekti i KQZ-së është se nuk i është dhënë mandat legjitim juridik, jo me pozicione politike. Ka shumë absurde, që përfaqësimi i minoriteteve është 40%, aty kemi 11 anëtarë, 6 të subjekteve shqiptare, 4 të minoriteteve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat