Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Pejë-Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Policia fillimisht njoftoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Ndërkaq, më vonë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKUK.
“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKUK,” ka potencuar Syla.
Njësitet përkatëse janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik për shkak të ngricave.