​Kolona edhe në mbrëmje, në këto pika kufitare fluksi më i madh

Aktuale

​Kolona edhe në mbrëmje, në këto pika kufitare fluksi më i madh

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 19:26
Të dhënat nga Qendra kombëtare

Festat e fund-vitit dhe ardhja e mërgimtarëve ka ndikuar që në disa nga pikat kufitare të Kosovës edhe në orët e mbrëmjes të vazhdojnë kolonat e gjata.

Sipas të dhënave nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar nga ora 18:09, pritjet më të gjata në hyrje janë te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet e qytetarëve në hyrje janë një orë e gjysmë me kolona të automjeteve një kilometër të gjatë. Pritjet për dalje nga kjo pikë kufitare drejt Serbisë janë 30 deri në 40 minuta, me kolona deri në 300 metra.

Ndërsa, në Muçibabë pritjet për hyrje në këtë pikë kufitare janë 5 deri në 10 minuta, me kolona deri në 20 metra, teksa pritjet në dalje janë 20-25 minuta, me kolona deri në 50 metra.

Pritjet deri në 20 minuta janë edhe në dalje të Merdares, por nuk ka kolona, teksa hyrjet janë deri në 10 minuta dhe po ashtu nuk ka kolona. Në Jarinje pritjet në hyrje janë nga 40-60 minuta, por nuk ka kolona, teksa në dalje të kësaj pike kufitare pritjet zgjasin nga 15 deri në 20 minuta - po ashtu nuk ka kolona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat