Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur 4 mega projekte kulturore.
“Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi:
Me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja.
Këtu, më poshtë, janë katër projektet tona kryesore kulturore, pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës, të cilin do ta bëjmë pas 9 shkurtit. Kosto e gjithëmbarshme e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro; pak a shumë sa u shpërndanë në një ditë.
Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës - janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!