Limaj: Unë kam vepra, të tjerët përralla, Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt

Aktuale

Limaj: Unë kam vepra, të tjerët përralla, Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 20:02
Fatmir Limaj 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për punën e tij gjatë kohës sa ka qenë ministër i Infrastrukturës.

Limaj ka thënë se në vitin 2008, Kosova ka qenë në lloç dhe se ka qenë ai që e ka nxjerrë atë në asfalt.

“Në 2008 Kosova ka qenë lloç edhe e kam nxjerrë në asfallt”, ka thënë Limaj.

Nga ana tjetër, Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të krenohet për punën që e ka bërë që katër vjet në asnjë sektor.

“Kjo qeveri duhet me u matë me rezultatet e veta. Cilat janë rezultatet në shëndetësi, arsim dhe ekonomi?”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se fjala e tij është garanci dhe se e kaluara e tij garanton që ai mund të bëjë projekte të mëdha.

“Nëse Fatmir Limaj thotë se unë kam me u fut në infrastrukturë publike  e me fuqizu, ku hyjnë liqenet, lumenjtë, ujëpërçuesit dhe renovimi i energjisë. Fjala ime është garanci sepse e kaluara ime të garanton që unë baj projekte të mëdha sepse kam vepra. Është gjë tjetër me ardh qetu me premtu përralla”, ka thënë Limaj në një tubim me përkrahës të NISMA-s në Viti.

Ndryshe, Limaj ka thënë se ndihet krenar për veprat që i ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat