Nasim Haradinaj, ka komentuar momentin e tij të përlotjes në Hagë kur mori lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit.
Ai i përlotur ka rrëfyer se si nuk e lanë të shkojë as ta shoh, pasi i njderi tashmë po trajtohej në Gjermani.
‘’Është momenti kur foli për Agronin. Ai më mungon si shok, si vëlla të gjithëve po mua si shok. Ai ka qenë ajo forca jeme.Sjelljet e Gjykatës që i kanë bërë ndaj meje i kanë bërë ndaj tij.Ky është mburrja jonë, betimi jonë.Unë Agronin e kam parë t’u vdekë, nuk më kanë lanë as me e pa as vizitë, në Gjermani e kam pas, 20 minuta rrugë.Të tjerët i kanë lanë, nëse ishin aryetu për mossiguri në Kosovë unë s’mendoj që shteti gjerman nuk kanë ofru siguri.
Por s’kanë pyet kurrë, s’kanë dashtë kurrë. Ma kanë ndalë edhe Zoom-in, ma hekshin vizitën familjare për një Zoom me të, ai nuk mundte me fol por kish qef. Agroni ka qenë i lënduar në bombardim pastaj ai ka vdekë ngadalë, keq, asnjëherë se kam parë të mërzitur çdo herë ma ka bërë qefin mirë, edhe e di që edhe tash e din që jam mirë’’, ka thënë Haradinaj i përlotur.