Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për arrestimin e tij në vitin 2020 nga forcat e EULEX-it me kërkesë të Prokurorisë së Specializuar.
Haradinaj ka folur për kontrollet e rrepta që iu janë bërë në Hagë.
Ai ka thënë se e kanë obliguar edhe të zhvishej tërësisht gjatë kontrollave.
“Në Hagë kemi zbritur, sektor i veçantë i aviacionit, këtu një përkthyes. Në Hagë kanë ardhur ata që më kanë marrë, në burg më kanë prit gardianët, procedura tjetër, pastaj të zhveshur krejt lakriq, kontrolla”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.