Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka komentuar mos përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti nga Prokuroria Speciale që të shkoj dhe të jap dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, ftesë të cilin Kurti ka thënë se nuk është se nuk po u përgjigjet por që prokurorët të shkon dhe ta intervistojnë në zyrën e tij në qeveri.
Ajo ka thënë se Kodi i Procedurës Penale e lë të hapur mundësinë që një palë të intervistohet edhe diku tjetër jashtë hapësirave të prokurorisë.
‘Mirëpo, rastet janë shumë specifike, d.m.th. kemi të bëjmë me sigurinë e palës e cila po intervistohet dhe nuk po besoj që kryeministri e ka problem çështjen e sigurisë dhe janë disa elemente krejtësisht të tjera të cilat nuk po shoh që po përmbushen në rastin e kryeministrit, dhe nëse do të bëhej nga kryeministria një kërkesë e tillë te prokuroria besoj që do t’na tregonin për ekzistimin e diçkaje të tillë por deri tash me sa unë po e shoh është që kërkesa e vetme ka qenë kjo verbale që kryeministri po i fton në formë publike- ejani në zyre te unë sepse unë nuk do të vij te ju, por shkaqet nuk po i jep”.
Ajo ka thënë tutje se i vetmi justifikim deri tash është që ka ndodhur më herët një intervistim i një kryeministri në zyrat e tij dhe duhet të ndodh sërish.
“Unë mendoj se nuk është dashur të ndodh më herët dhe prapë nuk duhet të ndodh”, ka thënë Kica-Xhelili duke shtuar se ligji duhet të jetë i barabartë qoftë për liderë, qoftë për qytetarë.
Ajo çfarë po ndodh aktualisht lidhur me këtë rast, Kica-Xhelili ka thënë se është shembull i keq.
“Mendoj që ky[Kurti] është shembulli më i keq që mund ta jep një pushtetar”, ka thënë ajo.