“Ke fut gaz lotsjellës për këtë çështje”!/ Pantina e Drenori debatojnë për certifikimin e Listës Serbe

Aktuale

“Ke fut gaz lotsjellës për këtë çështje”!/ Pantina e Drenori debatojnë për certifikimin e Listës Serbe

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 23:23
Shqipe Pantina dhe Xhavit Drenori

Komentatorët politikë, Shqipe Pantina dhe Xhavit Drenori kanë debatuar ashpër në “Politiko” lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Pantina ka thënë se vendimi i PZAP-së do të shkaktojë humbjen e Kosovës në aspektin politik, ngaqë siç tha ajo, e drejta e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje është e garantuar me Kushtetutë.

“Politikisht ka me humb Kosova. E drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t’u zgjedhur është e garantuar me Kushtetutë. Një nga katër kriteret bazë për anëtarësim në BE janë edhe zbatimi i të drejtës për të marrë pjesë dhe për të organizuar zgjedhje të lira”, deklaroi Pantina.

Ndërsa, Drenori ka thënë se anëtarët e LVV-së në KQZ kanë votuar kundër, pasi Lista Serbe nuk i referohet shtetit të Kosovës me emër kushtetues.

“Ma thuaj ti vetëm një argument të vetëm. A e ke parë arsyetimin pse ata njerëz kanë votuar kundër sepse ata i referohen në mënyrë të vazhdueshme me termin ‘Kosova dhe Metohija’, pra nuk i referohen shtetit në të cilin garojnë për me marrë përfaqësim të qytetarëve me emrin kushtetues”, ka thënë Drenori.

“A ka dalë Vetëvendosja në vazhdimësi edhe deklaron për bashkim kombëtar, bashkim me Shqipërinë”, ka thënë Pantina.

“Ti ke fut gaz lotsjellës për këto çështje në Kuvend”, ka thënë Drenori.

“Jam dënuar për këtë vepër, Albin Kurti është dënuar. A është dashtë krejt organizata me u shpall jokushtetuese”, tha Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat