“Më quajnë tradhtare”, emocionohet Pantina: E rëndë për prindërit e mi që djalin e kanë dëshmor!

Aktuale

“Më quajnë tradhtare”, emocionohet Pantina: E rëndë për prindërit e mi që djalin e kanë dëshmor!

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 23:30
Shqipe Pantina

Analistja politike, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj komentatorëve politikë, Xhavit Drenorit dhe Blerim Gashit, të cilët në debat e sipër sa diskutohej për Listën Serbe ia rikujtuan Pantinës se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës asokohe kur ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pantina ka thënë se deklarimet e tilla nxisin edhe qytetarët që të drejtojnë sharje e ofendime në adresën e saj.

“Mas ktyne supozimeve që ju po e mbroni Listën Serbe del një ushtri e tanë në facebook që më quan ‘e pagume prej Vuçiqit’, ‘tradhtare’ dhe anej, knej. Ti, Drenor dy herë me permende emrin dhe the se kam gju gaz lotsjellës. Është e vërtetë, por jam mësu me sharje e fyerje”, ka thënë Pantina.

E emocionuar, Pantina ka thënë se është e rëndë për prindërit e saj që e kanë një djalë dëshmor që të dëgjojnë akuza se “fëmija i tyre është argat i Vuçiqit”.

“Jam mësu me ofendime të pabaza. Ama i kam dy prind të cilët nuk janë veç prindt e mi. Janë prindt e një djali që ka vdek për këtë vend”, ka thënë Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat