Kica-Xhelili: S’hyjmë në koalicion me askënd, nëse Abdixhiku nuk është kryeministër

Aktuale

Kica-Xhelili: S’hyjmë në koalicion me askënd, nëse Abdixhiku nuk është kryeministër

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 23:52
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se si parti nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti nëse nuk është kryeministër Lumir Abdixhiku.

Ajo theksuar se kandidati i LDK-së për kryeministër është lideri i vetëm që mund ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Sipas Kica-Xhelilit, Abdixhiku ka treguar një vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës dhe ka arritur të kthejë besimin tek qytetarët, duke i ofruar atyre një plan konkret për realizimin e ambicieve të tyre.

Ajo ka vlerësuar se Abdixhiku është një lider ndershëm dhe vizionar, i cili ka dëshmuar aftësinë për të siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e projekteve të mëdha dhe për të krijuar një ekip të fuqishëm profesionistësh që do të punojnë për realizimin e objektivave të tij politike.

Kica-Xhelili ka potencuar se ky është lideri i vetëm që di si të veprojë në çdo segment dhe që ka vizionin për të transformuar Kosovën.

“Vënë të gjitha elementet momentale në Kosovë, Lumir Abdixhiku në çdo segment është i domosdoshëm për Kosovën. Së pari mendoj se është profili i vetëm momentalisht në Kosovë, i cili përtej krijimit të një vizioni të hatashëm për Kosovën duke e kthyer ambicien qytetarit që të besojë në atë që është e mundur, duke filluar nga Prishtina, i ka treguar qytetarit gjithçka që i ka mungu e mund të bëhet, është i vetmi lider i partisë politike ta dijë saktë ku t’i sigurojë mjetet, është përveç vizionar i ndershëm, person i cili ka arritur që afër vetës të ketë profesionistë dhe një ekip të shkëlqyeshme që mundet me i jetësuar të gjitha këto që i ka në programin politik. Ne e kemi me fakte”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat