Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri.
Biserko tha se pas veprimeve të ish-kreut të kësaj partie Milan Radoiçiq, ky subjekt nuk ka besueshmëri për mbrojtjen dhe përfaqësimin e serbëve në Kosovë.
“Lista Serbe është përgjegjëse në masë të madhe për situatën në veri. Kjo Listë është financuar edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk ka bë asgjë. Pjesëmarrësit e Banjskës kanë ikur në Serbi, bashkë me Radoiçiqin, kreu i saj është diskredituar, ose shumica e sajë. Së paku kështu më kanë thënë ata me të cilët kam biseduar, sepse verës isha atje nuk kanë më besim te ata”, kishte thënë Biserko në një intervsitë për RTK.
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar duke duke thënë se Briseko po e din saktë ku është problemi në këtë çështje.
“Hibridët e fajësojnë Kosovën e Sonja Biserko e din saktë ku është problemi”, shkruan Gjinovci.