Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka thënë se me vendimin e PZAP-it, u ra perdja shqiptarëve.
Sipas tij, “për pushtet e për inat janë në gjendje të sakrifikojnë vendin qoftë edhe nese duhet të votohet edhe për hasmin apo një organizatë terroriste si ç'është Lista Serbe”.
Postimi në Facebook:
Përçarja shqiptare për Listën Serbe
Kush dhe si e uroi Listën Serbe për zgjedhje, Krishtlindje dhe Vit të Ri?
Tanimë, shqiptarëve u ka plas perdja, për pushtet e për inat janë në gjendje të sakrifikojnë vendin qoftë edhe nese duhet të votohet edhe për hasmin apo një organizatë terroriste si ç'është Lista Serbe. Si është e mundur që partia e lavdishme e Presidentit historik, dhe partia e krenarisë kombëtare e UÇK-se që të jenë për çertifikim të kësaj organizate terroriste. Por, VV, a u vonua që ta shpall Listën Serbe organizatë terroriste menjehere pas agresionit të Banjskes, a ia ndanë buxhetin partiak kësaj partie edhe pas aktit terrorist? Por bënë mirë që s'e pranuan kur u shfaqën në parlament vetëm për rroga. Lista Serbe vazhdon të jete perfituesja më e madhe për shkak ndasive tona, kambanat e alarmit po bien për ata që kanë veshë!