Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen për votime meqe sot është edhe dita e fundit e regjistrimit.
Ai ka thënë se Albin Kurti me patjetër duhet të rri në krye të shtetit, sepse kjo opozitë qysh janë mbet untë, paret e 4 vjete i hajnë për rrafsh 4 muaj!
Postimi i plotë:
Motra e vëllezër në mërgatë,
Sot është dita e fundit për t’u regjistru që me pas drejtë pastaj me votu! Shifrat e fundit po thonë ka shku 85 mijë, prandaj na duhet edhe një shtytje e fundit t’i arrijmë 100 mijë!
Dikush kish me pyet pse? E thjeshtë!
Albin Kurti na duhet patjetër me mbet në krye t’shtetit, sepse kjo opozitë qysh janë mbet untë, paret e 4 vjete i hajnë për rrafsh 4 muaj!
Është jetike për shtetin e Kosovës që mos me leju me kthy Kosovën në pikën zero, e ju jeni ndryshimi që e bëni atë dallimin e madh, që na shtyni me kapërcy 50 %-shin!
Telefononi, shkruajuni mesazhe familjarëve që të regjistrohen 👉 https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter