​Sot afati i fundit për regjistrimin e mërgatës për të votuar

Aktuale

​Sot afati i fundit për regjistrimin e mërgatës për të votuar

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Sot është afati i fundit për t'u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.

“Mërgatë e dashur ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat dhe konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që i kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë s’ka qenë. E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit tha se pa regjistrim nuk ka votim.

”Ju që jeni regjistruar kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim. Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin tonë”, tha Kurti.

Ndryshe zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2024. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat