Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.
Ministri Murati në një postim në 'Facebook' ka thënë se është arritur realizimi 100% i planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.
“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliard për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja:
për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro-shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati.