Avancohen dy gjyqtarë në Supreme, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Aktuale

Avancohen dy gjyqtarë në Supreme, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 12:39
Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bëri të ditur se në takimin e radhës ka miratuar raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.

:Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve:

Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat