Është larguar flamuri serb nga Kalaja e Zveçanit.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani.
Në lidhje me rastin ai u shpreh se nuk ka elemente për vepër penale.

Kujtojmë, se dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut - Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore - u mbyllën më 26 dhjetor.