Sveçla jep detaje për mbylljen e institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të veriut

Aktuale

Sveçla jep detaje për mbylljen e institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të veriut

Nga: N.E Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 13:32
Pamje nga aksioni

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se në respektim të plotë të plotë të legjislacionit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas tij, sipas materialeve të siguruara nga policia bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.

Tutje, ai ka treguar se do të hetohet deri në fund ky keqpërdorim nën flamujt e emblemat e Serbisë.

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.

Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat