Krimet Ekonomike në Graçanicë, shoqërohen në polici dy zyrtarë të komunës

Aktuale

Krimet Ekonomike në Graçanicë, shoqërohen në polici dy zyrtarë të komunës

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Dy zyrtarë të komunës së Graçanicës janë shoqëruar në polici.

Kjo u konfirmua nga kryetarja e komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariqi, në një prononcim për media.

Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se aksioni u krye nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, tha Kelani.

Më tej, ai tha se aksioni po vazhdon dhe se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat