Gashi: Serbia po i minon përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve

Aktuale

Gashi: Serbia po i minon përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 16:45
Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se Qeveria e Serbisë ka refuzuar vizitat e paralajmëruara të disa ministrave të Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, pavarësisht se të gjitha kërkesat kanë qenë në përputhje të plotë me procedurat e Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare.

Sipas saj, veprimet e tilla janë pjesë e strategjisë së qëllimshme për të mbajtur tensionet në shkallë të lartë.

‘’Këto veprime janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për të mbajtur tensionet në shkallë të lartë, për të minuar përpjekjet për normalizim dhe për të destabilizuar rajonin.

Provokimet e vazhdueshme të Serbisë, përfshirë aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc, dëshmojnë synimin e saj për përshkallëzim konfliktesh, duke penguar paqen dhe marrëdhëniet fqinjësore’’, tha Gashi për rtv21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat