Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.
Ndër tjera thuhet se pas mbledhjes do të mbahet pritja për fundvit me përfaqësues të medieve
“Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ftojmë ekipet e medieve, gazetaret dhe gazetarët, kamermanët e fotografët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit që të bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit e cila mbahet në Ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.