Hetime ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Graçanicës, sekuestrohen edhe 25 mijë euro

Aktuale

Hetime ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Graçanicës, sekuestrohen edhe 25 mijë euro

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 17:54
Graçanica

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kërkuar ryshfet për të nxjerr një vendim në Komunën e Graçanicës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 24 dhjetor 2024, ka pranuar një raport të paraqitur nga Policia e Kosovës – Njësia Kundër Pastrimit të Parasë, në Prishtinë, me ç’rast Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet kundër të pandehurve me inicialet Z.M dhe D.F, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së. Po të njëjtën datë, më 24 dhjetor 2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për zbatimin e masave të veçanta hetimore ndaj të pandehurve të lartcekur dhe po të njëjtën datë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime taktike operacionale, duke zbatuar këto masa”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prshtinës.

“Gjatë këtij operacioni, në zbatimin të urdhëresave të tilla, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur që të shoqërojë në Polici disa persona dhe të sekuestrojë shumën prej 25.000 eurosh”, potencohet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për zbatimin e masave të veçanta hetimore ndaj të pandehurve të lartcekur dhe po të njëjtën datë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime taktike operacionale, duke zbatuar këto masa.  Gjatë zbatimit të masave të tilla, përfshihet në veprën penale dhe i pandehuri i tretë me inicialet V.S, për çka, Prokurori i Shtetit, më 26 dhjetor 2024, ka zgjeruar hetimet në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe menjëherë është kërkuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake lëshimi i urdhrit për masën e veçantë hetimore dhe urdhrit për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të provave dhe pasurisë së specifikuar për të tre të pandehurit”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat