Zogaj: Kosova duhet të krenohet me mbarëvajtjen dhe mekanizmat e zgjedhjeve

Aktuale

Zogaj: Kosova duhet të krenohet me mbarëvajtjen dhe mekanizmat e zgjedhjeve

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 19:00
Albert Zogaj

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëruar mekanizmat ligjor që sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Kosova duhet të krenohet me praktikën e mbarëvajtjes dhe mekanizmave të zgjedhjeve. PZAP dhe Gjykata Supreme si institucion që kontrollon ligjshmërinë e vendimeve, kanë ndërtuar praktika të mirëfillta për proceset zgjedhore, janë të besueshme”, ka thënë ai në “Info Plus” në RTK.

Ndërkaq, Zogaj ka thënë se realizimi i gjykimit të parë në mungesë në Kosovë dhe dënimi me 15 vjet burgim të të akuzuarit Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999 në fshatrat e Komunës së Shtimes, i hap rrugën gjykimeve tjera.

“Rastet e para të trajtuara në mungesë, kanë rëndësi sepse e ndërtojnë edhe precedentin e gjykimit në mungesë. Ato shërbejnë si rrugë orientimi për proceset e tjera. Këto raste patjetër që kanë sfida, sepse duhet të sigurohen garancionet e përfaqësimit profesional për të akuzuarin, dhe këto duhet të jenë në përputhje me standardet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat