Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë mbajtur takim të Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve.
Abdixhiku tha se kanë finalizuar orarin elektoral, agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe.
“Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin” shkruan Abdixhiku.
Ai ka thënë se “LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies”
Abdixhiku në fund thotë se ndryshimi po vjen dhe së bashku me qytetarët do t’a sjellin atë me 9 shkurt.