Krasniqi (LDK): Qeveria Kurti më e korruptuara që ka qenë ndonjëherë

Aktuale

Krasniqi (LDK): Qeveria Kurti më e korruptuara që ka qenë ndonjëherë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 19:35
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e korruptuara që ka qenë ndonjëherë në vend.

Në “DPT Fidani”, ajo ka përmendur disa prej shkaqeve që ajo i konsideron se Qeveria Kurti është  e korruptuar.

“Kjo qeveri është shumë e korruptuar, kurrë asnjëherë qeveri më të korruptuar se kjo nuk ka pasë. Kemi fakte pse po thirret në prokurori për intervistim kryeministri. Po presim të ndodhin arrestimet, ato nuk ndodhin menjëherë, këtë ua lëmë organeve të drejtësisë”.

“Kemi me mbrojt buxhetin e Republikës së Kosovës, sepse është shfrytëzuar, ju e dini për ambalazhuesit e ujit. Sa banesa i ka blerë një person më një rrogë 600 euro. Me një rrogë 600 euro sa banesa ke mundësi t’i blesh. U blenë katër banesa për një kohë shumë të shkurtër, çfarë po do korrupsion më të madh?”

“Kanë ardhë në pushtet dhe kanë thënë se familjarët janë për dasma dhe ahengje.  Për punësim nëse flasim ka pasë punësim, a është nipi i Besnik Bislimit anëtar i bordit? A është gruaja e Liburn Aliut? A është axha i Glauk Konjufcës? A është gruaja e Salih Zybës? E shumë e shumë anëtarëve të tjerë të LVV-së që kanë punësuar familjarë. Premtimin që e kanë pasë këta e bënë vet, që është marre”, ka thënë Krasnqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat